KF Bashkimi ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj KF Besa Sllupçan dhe kryetarit të klubit, Ibish Demiri, për gatishmërinë dhe mbështetjen e treguar. Me këtë rast, gjeneratat 2007/2008/2009/2010 të Bashkimit do të zhvillojnë ndeshjet e Superligës për të rinj në stadiumin “Abdulmexhid Shaini” në Sllupçan.
Nga klubi theksojnë se ndihen me fat që në kohë nevoje gjetën derën e hapur dhe përkrahjen e sinqertë të një klubi vëllazëror.
“KF Besa Sllupçan e kemi si klub motër nga gjaku. Në kohë nevoje dallohet miku, shoku dhe vëllau”, thuhet në reagimin e KF Bashkimi.