Tekniku i Dinamo City vlerësohet nga Drejtoria Teknike e FSHF pas një muaji me tri fitore dhe një barazim.
Tekniku i Dinamo City, Ilir Daja, është shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Nën drejtimin e Dajës, Dinamo City regjistroi tri fitore ndaj Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit, si dhe një barazim kundër Egnatias, duke u afruar në vetëm dy pikë nga kreu i renditjes ku ndodhet Vllaznia.
Çmimi iu dorëzua trajnerit kryeqytetas nga drejtori i departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, para ndeshjes Dinamo City–Teuta në “Elbasan Arena”.

                                    