Kuqezinjtë presin Jagiellonian e Polonisë në duelin e xhiros së tretë të UEFA Conference League. Dueli luhet të enjten Shkup me fillim në orën 21:00.
Shkëndija vs Jagiellonia
• Conference League | Round 3
• Stadiumi | “Todor Proeski”, Shkup
• E enjte | 06 nëntor | ora 21:00
• Transmetimi | Super Sport 1
PËRMBLEDHJE
- Kuqezinjtë tanë janë para një sfide rë re evropiane, presim Jagiellonian
- Polakët janë favorit në letër, por Shkëndija do provojë të surprizojë
- Skuadra sonte në “Todor Proeski” në Shkup mbylli përgatitjet e fundit
SITUATA NË SKUADËR
Mungon:
- Sulmuesi Vane Kërstevski tashmë ka mbyllur gjysmësezonin vjeshtor pas dëmtimit të shpatullës. Jashta kombinimit është edhe portieri Astrit Amzai, që kishte dhimbje të shpinës.
Rikthehet:
- /
FAKTE SHTESË
- Pas fitores ndaj Shelbourne, Shkëndija tashmë synon tjetër mbrëmje pozitive
- Kjo është hera e dytë që në Evropë ndeshemi me ekip nga Polonia
- Në vitin 2016 u përballëm me Cracovian, fituam 2:0 si vendas dhe 2:1 jashtë
- Jagiellonia ka fitore ndaj Hamrun Spartans të Maltës dhe barazim me francezët e Strasbourg në dy ndeshjet e para të Conference League-s
- Në kampionatin polak, Jagiellonia ka humbur dy ndeshjet e fundit
- Kuqezinjtë presin mbështetje nga tribuna për të provuar triumfin e dytë në Conference League
- Jagiellonia do të ketë përkrahje nga rreth 250 tifozë që udhëtojnë nga Polonia
- Mihaly Kapraly nga Hungaria është arbitër i kësaj përballjeje

