Albin Kurti përgëzon fitoren e VLEN-it në 10 komuna: “Qeverisje me duar të pastra, pa skandale”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ku koalicioni VLEN ka siguruar fitore në dhjetë komuna. Ai ka veçuar sukseset në Çair dhe Tetovë, ku – sipas tij – “dy miqtë”, Izeti dhe Bilalli, kanë triumfuar bindshëm falë projekteve konkrete dhe punës së ndershme.

Kurti e cilëson rezultatin si konfirmim të qeverisjes së mirë të VLEN-it dhe si shenjë të qartë të vullnetit për ndryshim te shqiptarët në vend. Ai thekson se gjatë 15 muajve në qeveri, VLEN ka qeverisur “me duar të pastra, pa korrupsion e skandale”, duke krijuar një dallim të fortë etik me pushtetet e mëparshme.

Sipas Kurtit, kjo frymë ndryshimi ka hapur rrugë për bashkëpunim më të thellë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut – nga mbledhja e përbashkët e qeverive deri te menaxhimi i përbashkët i kufirit. Ai shton se Qeveria e Kosovës i mirëpret zhvillimet demokratike në Shkup dhe i sheh si dëshmi të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com