Dhomat e Specializuara mbajnë në fuqi kufizimin për vizitat e paprivilegjuara në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.
Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se në rastin Thaçi dhe të tjerët, vepra kundër administrimit të drejtësisë, kufizimi mbi vizitat e paprivilegjuara të Hashim Thaçit mbetet në fuqi.
Në vendimin e bërë publik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake, Marzhori Masëlo, konstatoi se kufizimet janë të nevojshme për të parandaluar çdo nxjerrje të paligjshme të informacionit konfidencial lidhur me dëshmitarët. Ato u cilësuan si proporcionale dhe në përputhje me të drejtat e të akuzuarit.
Kufizimet rishikohen çdo tre muaj, bazuar në raportet e Administratorit të DHSK-së. Raporti i radhës pritet më 24 nëntor 2025, sipas njoftimit të Speciales.
