Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizitoi sot dy nxënësit që u sulmuan mbrëmë në qytet. Gjatë vizitës, ai ndau shqetësimin dhe dhimbjen me familjet e tyre për këtë akt të papranueshëm.
“Nuk do t’i normalizojmë kurrë raste të tilla. Dhuna nuk do të bëhet normë në Tetovë dhe nuk do të tolerohet. Është obligim i yni ta parandalojmë atë që në rrënjë,” deklaroi Kasami.
Kryetari vlerësoi reagimin e shpejtë dhe të saktë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe u garantoi familjarëve se do të bëjë gjithçka që organet përkatëse të veprojnë pa vonesë dhe dhunuesit të përballen menjëherë me drejtësinë.