Në atmosferë impozante dhe me pjesëmarrje të madhe të delegatëve, aktivistëve, funksionarëve dhe mbështetësve, sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë u mbajt Kuvendi themelues i partisë politike VLEN.
Ky Kuvend themelues është vazhdimësi e Kongresit të Bashkimit dhe shënon një etapë të rëndësishme në konsolidimin e VLEN-it si subjekt i unifikuar politik.
Kuvendi themelues konfirmoi unitetin e strukturave, energjinë e anëtarësisë dhe përkushtimin për të vazhduar veprimin politik në shërbim të qytetarëve.
Të pranishmëve iu drejtuan bashkëkryetarët e VLEN-it dhe përfaqësues të tjerë të partisë, të cilët theksuan rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e subjektit, për fuqizimin e organizimit partiak dhe për vazhdimin e angazhimit në çdo nivel.
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e Kuvendit themelues në rrugëtimin e konsolidimit të VLEN-it.
“Sot po ndërmarrim një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin historik për bashkimin dhe konsolidimin e VLEN-it”, tha Kasami.
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, vlerësoi se Kuvendi themelues paraqet etapë të rëndësishme drejt fuqizimit politik dhe organizativ të subjektit.
“Ky Kuvend themelues paraqet hapin e radhës drejt konsolidimit dhe fuqizimit të VLEN-it si subjekt politik i shqiptarëve”, deklaroi Mexhiti.
Ndërkaq, nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, theksoi se VLEN ka zgjedhur rrugën e bashkimit dhe të interesit qytetar.
“Në një kohë kur shumëkush investon në ndarje, ne zgjodhëm bashkimin. Në një kohë kur politika shpesh matet me interesa të ngushta, ne zgjodhëm interesin qytetar”, tha Musa.
Kuvendi themelues konfirmoi se VLEN hyn në një fazë të re të funksionimit politik, me organizim më të fuqishëm dhe me përkushtim për të vazhduar punën në nivel qendror dhe lokal.
Me energjinë dhe mbështetjen e anëtarësisë, VLEN do të vazhdojë të punojë në çdo cep të vendit, për t’iu përgjigjur pritjeve të qytetarëve dhe për të sjellë politika që përmirësojnë jetën e tyre të përditshme.
Kuvendi themelues përfundoi punimet në atmosferë uniteti, me mesazhin se VLEN hyn në një fazë të re të organizimit politik, me strukturë më të fuqishme dhe përkushtim të pandërprerë në shërbim të qytetarëve.
VLEN


