Përsëri po ndodh…
Arsenal ka treguar disa herë se duket si fitues i sigurt i Premier Ligës, vetëm për të parë titullin të ikë nga duart në fund. Me ngjitjen e Manchester City-t në vendin e dytë dhe “frymëmarrjen pranë qafës” së Arsenal-it, u zgjuan edhe trollat në rrjetet sociale.
Tifozët dhe komentuesit tashmë po e shohin si një skenar të përsëritur, duke u pyetur nëse skuadra e Mikel Artetës do të arrijë t’i mbajë nervat deri në fund dhe të shënojë një fitore historike, apo titulli sërish do t’u shpëtojë.

