Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte zhvilloi një takim të ngrohtë me banorët e Drenovecit, ku bashkë diskutuan për projektet që po realizohen dhe ato që do të pasojnë në këtë lagje.
Ai theksoi se dinamika e punimeve për ndërtimin e stadiumit të Tetovës po ecën sipas planit, ndërsa shumë shpejt do të përfundojë edhe segmenti i fundit i bulevardit “Blagoja Toska”, që lidhet me Drenovecin, pasi tashmë janë zgjidhur përfundimisht të gjitha çështjet pronësore dhe juridike.
“Këto investime janë dëshmi se Tetova çdo ditë e më shumë po ndryshon për të mirë. Në tetor, qytetarët kanë mundësi të vazhdojnë këtë rrugë bashkë, për t’i dhënë hov zhvillimit të qytetit,” u shpreh Kasami.