Sony ka shitur më shumë PlayStation 5 në tremujorin e kaluar sesa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, duke arritur 3.9 milionë njësi krahasuar me 3.8 milionë njësi një vit më parë. Në total, që nga debutimi i konsolës, janë shitur 84.2 milionë PS5.
Edhe pse Sony ishte relativisht pesimist për performancën, konsolat PS5 dhe PS5 Slim, të lançuara vetëm një vit më parë, kanë performuar jashtëzakonisht mirë në treg.
Kompania gjithashtu pret më shumë të ardhura nga divizioni i lojërave sesa ishte parashikuar më parë. Për vitin fiskal 2025, Sony parashikonte humbje prej 700 milionë dollarësh për shkak të tarifave dhe shtyrjes së debutimit të Grand Theft Auto VI në nëntor 2026, por tani pret të shesë më shumë harduerë dhe të arkëtojë 29 miliardë dollarë të ardhura, 937 milionë më shumë sesa ishte parashikuar.
Rrjeti PlayStation ka arritur gjithashtu 119 milionë përdorues aktivë, 3 milionë më shumë sesa vitin e kaluar, duke treguar rritje të qëndrueshme të komunitetit të lojtarëve.

