Bilall Kasami viziton familjen Kabashi në Tetovë: Histori 300-vjeçare dhe themelues të KF Shkëndija

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, realizoi një vizitë të ngrohtë në familjen Kabashi, një nga familjet më të vjetra të qytetit, e pranishme në historinë e Tetovës prej më shumë se 300 vjetësh.

Gjatë takimit me kryefamiljarin, z. Ibrahim Kabashi, u zhvillua një bashkëbisedim për traditën, historinë dhe kontributin e familjes në jetën shoqërore e sportive të Tetovës.

Familja Kabashi ka pasur një rol të rëndësishëm në themelimin e KF Shkëndija, pasi mbledhja historike e vitit 1979 u mbajt pikërisht në çajtoren e tyre, e cila për shumë vite ka qenë vendtakim i qytetarëve dhe personaliteteve të Tetovës.

“Familja Kabashi është shembull i lidhjes së fortë mes traditës dhe dashurisë për Tetovën,” u shpreh Kasami.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT