Mikpritje te familja Baftijari – Mexhiti: Qytetarët janë forca jonë për zhvillimin e Çairit

Zv.kryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti, ishte mysafir në konakun e familjes së nderuar Baftijari në Çairin e Vjetër. Ai u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe bisedat e hapura, duke theksuar se këto takime ofrojnë mundësi të vlefshme për të dëgjuar shqetësimet dhe pritshmëritë e qytetarëve.

“Çairi ka nevojë për investime serioze dhe konkrete. Përmirësimi i infrastrukturës, kushte më të mira për shkollat dhe mbështetje për bizneset janë prioritetet tona kryesore. Mbi këto vlera do të ndërtojmë punën tonë”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se familja Baftijari, ashtu si shumë familje të tjera në Çair, mbështet këtë rrugëtim drejt fitores, duke dhënë forcë dhe besim për një të ardhme më të mirë të komunës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT