Në Tetovë, ndërtimi i objekteve të reja po zhvillohet me shpejtësi, por shpesh pa respektimin e standardeve të nevojshme profesionale, urbanistike dhe estetike. Kjo po krijon një qytet të mbingarkuar, pa hapësira të mjaftueshme, pa parkime dhe me ndërtesa që nuk përmbushin as kriteret minimale të cilësisë.
Për të garantuar një të ardhme urbane të qëndrueshme, është thelbësore që ndërtesat në Tetovë të projektohen dhe ndërtohen mbi bazën e standardeve moderne dhe të kontrolluara.
1. Zbatimi i standardeve ndërtimore sipas Eurokodave
Çdo ndërtesë e re në Tetovë duhet të projektohet sipas Eurokodave, që sigurojnë rezistencë më të madhe ndaj tërmeteve, siguri strukturore dhe efikasitet në përdorimin e materialeve. Pa këto standarde nuk mund të ketë ndërtim të sigurt.
2. Performanca energjetike dhe izolimi
Ndërtesat duhet të kenë certifikatë energjetike dhe izolim profesional, në mënyrë që banorët të mos paguajnë fatura të larta dhe të jetojnë në ambiente të shëndetshme. Fatkeqësisht, shumë objekte të reja ndërtohen pa i plotësuar këto detyrime minimale.
3. Planifikimi urbanistik në Tetovë
Tetova ka mungesë serioze të parkimeve dhe hapësirave publike. Asnjë objekt i ri nuk duhet të marrë leje ndërtimi pa:
-
Parkim të mjaftueshëm nën tokë ose mbi tokë
-
Hapësira rekreative dhe distanca minimale mes ndërtesave
-
Mosbllokim të pamjes dhe dritës natyrore
-
Respektim të plotë të planit urbanistik të komunës
Këto kërkesa janë bazike, por shpesh anashkalohet në praktikë.
4. Inspektime të rrepta dhe përgjegjësi e investitorëve
Institucionet komunale dhe inspektorati duhet të kryejnë kontroll real të punimeve, jo vetëm në dokumente. Investitorët që devijojnë nga projekti duhet të penalizohen, sepse qyteti nuk mund të paguajë çmimin e abuzimeve të tyre.
5. Ndërgjegjësimi i qytetarëve: fuqia është tek blerësi
Blerësit e banesave në Tetovë kanë më shumë pushtet sesa mendojnë. Nëse qytetarët refuzojnë të blejnë banesa pa standarde, investitorët do të detyrohen t’i përmirësojnë ato.
Thirrje për qytetarët e Tetovës
Mos blini banesa të reja nëse:
-
nuk kanë hapësirë mes ndërtesave,
-
ua zënë pamjen banesave ekzistuese,
-
nuk kanë vendparkime të mjaftueshme,
-
nuk kanë certifikatë energjetike,
-
nuk respektojnë projektin urbanistik,
-
janë ndërtime të ngjeshura dhe pa estetikë qytetare.
Nëse qytetarët tregohen të ndërgjegjshëm dhe refuzojnë të blejnë banesa të tilla, atëherë ndërtimi në Tetovë do të detyrohet të ngrihet në nivel.
📌 Burime dhe lidhje të dobishme për ndërtim
-
Ministria e Transportit dhe Komunikacionit – Ndërtim / Regullativa
https://mtc.gov.mk/mk-MK/regulativa/gradenje -
Ligji për Ndërtim (“Law on Construction”)
https://mtc.gov.mk/gradenje/zakon-za-gradenje -
Rregullorja për standardet dhe normativat e projektimit
https://digu.gov.mk/wp-content/uploads/2019/11/pravilnik-16052012.pdf -
Sistemi “e-Dozvoli” për leje ndërtimi online
https://www.gradezna-dozvola.mk/ -
Njoftim për Ligjin e ri të Ndërtimit – inspektime më të rrepta
https://denar.mk/252845/ekonomija/se-krcka-nov-zakon-za-gradenje-pobrzi-dozvoli-no-i-postrogi-inspekciski-kontroli-na-teren

