Karim Adeyemi dhe Loredana Zefi gjobiten me 450 mijë euro për armëmbajtje pa leje në Gjermani

Ylli i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, dhe partnerja e tij, këngëtarja Loredana Zefi, janë gjobitur me rreth 450 mijë euro nga autoritetet gjermane për armëmbajtje pa leje.

Sipas mediave gjermane, gjatë një kontrolli rreth një vit më parë në banesën e çiftit u gjetën dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara, çka çoi në nisjen e ndjekjes penale. Gjykata vendosi që gjoba të paguhet në 60 këste prej 7,500 eurosh.

“Bild” e ka përshkruar rastin si një “goditje serioze për imazhin e një futbollisti të kombëtares”. Borussia Dortmund reagoi me një deklaratë, duke theksuar se klubi i merr seriozisht të gjitha çështjet penale dhe është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin dhe autoritetet, pa konfirmuar ende nëse do të merren masa disiplinore brenda klubit.

Mediat gjermane vënë në dukje se rasti mund të shtojë presion mbi Adeyemin për sjelljen jashtë fushës, ndërsa klubi mund të nisë një hetim të brendshëm. Futbollisti, megjithatë, vazhdon stërvitjet normalisht dhe nuk ka pasur ndërprerje në karrierën e tij sportive.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com