Parlamenti serb përplas Gjermaninë mbi rolin e saj në KFOR dhe armatimin e Kosovë

Takimi mes Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të parlamentit serb dhe Thomas Rovekamp, kryetar i Komisionit për Mbrojtje në Bundestag, u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, me Kosovën si temë kryesore. Pasi u shqiptuan një sërë fjalësh të ashpra kundër Gjermanisë, Rovekamp u largua nga salla në mënyrë demonstrative.

Kryetari i komisionit serb, Milovan Drecun, deklaroi se “pavarësia e Kosovës” dhe “armatimi i Prishtinës” përbëjnë rrezikun më të madh për sigurinë kombëtare të Serbisë. Ai pretendoi se Kosova po armatoset në mënyrë të paligjshme dhe po formon aleanca ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë.

Thomas Rovekamp i hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se Gjermania nuk është e përfshirë në “luftë hibride” dhe nuk furnizon me armë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se nuk ekziston asnjë provë për pretendimet e Serbisë dhe e ftoi palën serbe të paraqesë çdo informacion që mund të ketë.

Rovekamp gjithashtu foli për angazhimin e Gjermanisë në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se Berlini synon të forcojë rolin e vet si partner i besueshëm. Ai shprehu zhgënjimin për ngecjen e procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, duke kritikuar moszbatimin e marrëveshjeve të arritura nga të dyja palët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT