Shërbimet publike në rrezik, Rama kërkon veprim urgjent nga Qeveria”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dërguar një kërkesë urgjente drejt kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke paralajmëruar se mungesa e veprimit nga Ministria e Financave po krijon një bllokadë serioze në funksionimin e shërbimeve publike të Kryeqytetit.

Rama tha se komuna ka drejtuar shumë kërkesa ndaj Ministrisë së Financave, por mungesa e përgjigjeve zyrtare ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.

“Sot shërbimet publike në Prishtinë po rrezikohen për shkak të kësaj bllokade,” deklaroi ai.

Ai theksoi se kërkesat e komunës janë të qarta dhe të mbështetura në ligj, duke përfshirë alokimin e plotë të të hyrave vetanake dhe zbatimin e vlerave të miratuara për Ndarjen Buxhetore 2025.

Rama shtoi se është e papranueshme që qytetarët të bëhen “peng i dinamikave politike” dhe i bëri thirrje Kryeministrit në detyrë që të veprojë menjëherë për të mos lejuar ndërprerjen e shërbimeve themelore, duke nënvizuar se “përgjegjshmëria institucionale nuk mund të shtyhet”.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT