MASHTI: Të gjitha orët e humbura sot në shkollat e Prishtinës do të zëvendësohen

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se mësimi i ndërprerë sot në shkollat e Prishtinës për shkak të motit do të kompensohet në ditët në vijim.

Sipas MASHT-it, ndërprerja e mësimit ka ndodhur vetëm në kryeqytet, ndërsa në komunat tjera të Kosovës mësimi është zhvilluar normalisht.

“Inspektorati i Arsimit ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me drejtoritë komunale për të ndjekur situatën dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor në kushtet e motit të vështirë. Nga informacionet e mbledhura, rezulton se në të gjitha shkollat e vendit mësimi ka vazhduar normalisht, përfshirë edhe ato që punojnë me dy ndërrime, përveç shkollave në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë kishte vendosur pezullimin e mësimit për të gjithë nxënësit e kryeqytetit për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe problemeve në komunikacion.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT