Achraf Hakimi është zgjedhur Futbollisti më i Mirë i Afrikës për vitin 2025, ndërsa tek femrat çmimin e fitoi Ghizlane Chebbak, në ceremoninë e mbajtur në Rabat të Marokut. Ishte një natë historike dhe emocionale për futbollin maroken.
Pas dy viteve si finalisti kryesor, Hakimi më në fund u ngjit në majën e futbollit afrikan. Ai ka pasur një sezon të shkëlqyer me PSG-në dhe me përfaqësuesen e Marokut, duke u bërë figura kryesore e suksesit.
Në fjalimin e tij, Hakimi u shpreh:
“Është një nder i madh të jem këtu. Ky çmim më mbush me krenari”.
Ai ia dedikoi trofeun të rinjve marokenë:
“Ky trofe nuk është vetëm i imi. I takon të gjithë fëmijëve të Marokut që ëndërrojnë të jenë në këtë vend një ditë.”

