Kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Pas konfirmimit të Lumir Abdixhikut nga LDK, edhe Limaj do të jetë pjesë e takimit që pritet të mbahet të enjten, me fillim nga ora 10:30, në Presidencë.

