BE krijon platformë të re online për punësimin e punëtorëve nga vendet jashtë Unionit

Parlamenti Evropian ka dhënë dritën e gjelbër për krijimin e një platforme online të re të quajtur “EU – Talent Pool”, e cila synon të lehtësojë rekrutimin e punëtorëve nga vendet jashtë BE-së për sektorët brenda Unionit që përballen me mungesë të fuqisë punëtore. Pjesëmarrja e shteteve anëtare do të jetë vullnetare.

Lidhje mes punëdhënësve të BE-së dhe kandidatëve nga vendet e treta

Platforma do të lidhë kompanitë brenda BE-së që kanë vende të lira pune me profilet e kandidatëve nga vendet e treta. Aplikuesit do të mund të krijojnë profile personale, duke përfshirë të dhënat për aftësitë, kualifikimet, përvojën dhe njohuritë gjuhësore. Synimi është rritja e konkurrueshmërisë së tregut evropian të punës dhe përballja me mungesën e stafit në sektorë të caktuar.

Mbrojtje ndaj abuzimeve dhe procedura kombëtare të patjetërsueshme

Kandidatët që do të punësohen përmes platformës do të duhet të kalojnë procedurat kombëtare të çdo shteti anëtar për lejet e qëndrimit dhe punës. Për të shmangur abuzimet dhe shfrytëzimin, platforma do të sigurojë transparencë të plotë mbi punëdhënësit dhe respektimin e legjislacionit të BE-së. Rregullorja e arritur tani duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli i BE-së dhe vet Parlamenti, për të hyrë në fuqi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT