Modelja Melissa M, e njohur për format e saj të bujshme dhe për prezencën masive në rrjetet sociale, ku numëron 4.3 milionë ndjekës në Instagram, mund të jetë pjesë e edicionit të ri të “Big Brother VIP Albania 5”, sipas raportimeve të fundit, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni.
Melissa, me origjinë shqiptaro-boshnjake, është gjithashtu një tifoze e zjarrtë e Real Madrid, dhe shpesh ndan momentet e saj për ekipin “Galaktik” në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve. Pjesëmarrja e saj në reality-show pritet të shkaktojë shumë zhurmë dhe të rrisë interesin e publikut shqiptar, duke e bërë një nga personazhet më të komentuar në edicionin e ardhshëm.
Nëse konfirmohet, Melissa M do të sjellë një kombinim të bukurisë, influencës në rrjetet sociale dhe karizmës së saj personale, që pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamiken e “Big Brother VIP Albania 5”.

