Prostata – organi i vogël që ka një rol jetësor në shëndetin e meshkujve

Prostata është një gjëndër e vogël tek meshkujt, por me funksione jetësore për sistemin riprodhues dhe urinim. Ajo prodhon pjesën kryesore të lëngut seminal, ndihmon në ushqyerjen dhe transportin e spermatozoidëve, si dhe kontribuon në mbajtjen e shëndetit të sistemit urinar.

Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se problemet e prostatës janë më të zakonshme pas moshës 50 vjeç, por ato mund të shfaqen edhe më herët. Ndryshime të tilla përfshijnë prostatën e zgjeruar (hiperplazi beninje), inflamacionin e prostates (prostatit) dhe, në raste më të ralla, kancerin e prostatës. Simptomat mund të përfshijnë vështirësi në urinim, urinim të shpeshtë gjatë natës, dhimbje ose gjak në urinë.

Për parandalimin dhe shëndetin optimal të prostatës, mjekët rekomandojnë:

  • Kontrolla periodike tek mjeku, veçanërisht pas moshës 45–50 vjeç.

  • Dietë të ekuilibruar, e pasur me fruta, perime dhe omega-3.

  • Aktivitet fizik të rregullt dhe reduktim të konsumit të alkoolit dhe mishit të kuq.

  • Kujdes ndaj simptomave të hershme dhe vizita mjekësore të rregullta për PSA dhe ekzaminime të tjera.

Shëndeti i prostates është një pjesë kyçe e mirëqenies së përgjithshme të mashkullit, dhe zbulimi i hershëm i problemeve mund të bëjë diferencën mes trajtimit të suksesshëm dhe komplikimeve serioze.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT