Në rrjetet sociale po qarkullon një mesazh që u bën thirrje qytetarëve sllovenë të bojkotojnë furrat e bukës në pronësi të shqiptarëve në Slloveni. Ky mesazh lidhet me sjelljen e disa kosovarëve ndaj himnit slloven gjatë një ndeshjeje të zhvilluar së fundmi.
Mesazhi është shpërndarë nga disa përdorues, përfshirë sipërmarrësin e njohur slloven, Joze Petkovsek, i cili bashkëngjiti foto të bizneseve shqiptare me postimin në Facebook:
“BOJKOTONI FURRAT SHQIPTARE! Për shkak të ngjarjeve të fundit dhe sjelljes së kosovarëve ndaj himnit slloven, i bëj thirrje të gjithë sllovenëve të bojkotojnë furrat shqiptare!”

