Aksion i madh policor : Arrestohet ish-zyrtar i DAP-it, priten detaje tronditëse nga MPB

Në Shtip po zhvillohet një aksion i gjerë policor, i lidhur me një hetim të thelluar që përfshin Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Sipas informacioneve të para, gjatë operacionit është arrestuar një ish-udheqës i një prej njësive të DAP-it, i dyshuar për përfshirje në veprime të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Operacioni po drejtohet nga zyrtarë të SPB Shtip dhe OVR Koçani, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike, ndërsa të gjitha veprimet po kryhen sipas urdhrave të Prokurorisë Publike në Koçani. Burime nga terreni bëjnë të ditur se kontrollime dhe bastisje po zhvillohen në disa lokacione paralelisht.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar ndërhyrjen, por nuk ka bërë të ditur detaje shtesë. Nga MPB thonë se publiku do të njoftohet plotësisht pas përfundimit të operacionit, duke lënë të kuptohet se hetimi mund të përfshijë elemente të tjera të rëndësishme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT