Faton Peci: “Sot fiton ideja se ndryshimi është i mundur”

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që refuzoi kërkesën e PDK-së për rivotim në këtë komunë.

Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi se tani fillon puna për zhvillimin e qytetit.
“Sot nuk fiton një individ, por fiton qyteti ynë. Fiton ideja se ndryshimi është i mundur kur qytetarët bashkohen për një qëllim të përbashkët. Tani fillon puna e vërtetë për qytetin tonë. Besimin e kam marrë si njeri i punës, dhe kjo është ajo që i duhet më shumë Mitrovicës. Do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallim”, tha Peci.

PDK kishte kërkuar rivotim për shkak të dyshimeve për manipulim të votave, pasi disa fletëvotime nuk përputheshin në numrat serik. KQZ konfirmoi se problemi kishte ndodhur gjatë printimit të fletëvotimeve, të cilin e pranoi edhe kompania që i ka prodhuar ato për raundin e dytë të zgjedhjeve më 9 nëntor.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT