Zëvendëskryeministri Arben Fetai në akademinë solemne për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe: Në nderim të Kongresit të Manastirit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare

Sot me datë 21.11.2025 Zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë Arben Fetai, mori pjesë në akademinë solemne të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kultutore të Shqiptarëve-Shkup dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Gjatë fjalimit të tij, Zëvendës Kryeministri theksoi rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908 dhe rolin e tij vendimtar në unifikimin e alfabetit shqip, si një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar shqiptar. Ai nënvizoi kontributin e rilindësve tanë dhe personalitetin e shquar të Mid’hat Frashërit, si dhe rëndësinë e Shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” në zhvillimin e botimeve shqipe.

Zëvendëskryeministri Fetai vlerësoi përkushtimin e koleksionistit dhe studiuesit Niko Kotherja dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, të cilët hapën ekspozitën “Kongresi dhe Shtypshkronja” si homazh për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Në përfundim, ai riafirmoi angazhimin e Qeverisë për mbrojtjen, kultivimin dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke e konsideruar këtë detyrë si përgjegjësi kombëtare dhe qytetare.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT