Bilall Kasami në Manastir: Shënimi i Ditës së Alfabetit me Kryeministrin Albin Kurti dhe Lulzimin, djalin e komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në manifestimin e organizuar në Manastir për të shënuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ngjarja u shoqërua me tingujt e artistëve shqiptarë dhe koreografinë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare.

Në këtë manifestim u nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, djali i Komandantit Adem Jashari, Lulzimi, si dhe ministra dhe deputetë nga Kosova dhe mysafirë të tjerë.

Gjatë vizitës së tyre, Kryetari Kasami dhe Kryeministri Kurti vizituan edhe Muzeun e Alfabetit, duke rikujtuar historinë e rëndësishme të Kongresit të Manastirit, që i bashkoi shqiptarët.

Festimet e nëntorit do të vazhdojnë me një seri aktivitetesh kulturore dhe edukative gjatë ditëve në vijim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT