ChatGPT tani mund të përdoret në biseda grupore deri në 20 persona

OpenAI ka prezantuar një funksion të ri që lejon përdoruesit të bashkëpunojnë në të njëjtin bisedë me ChatGPT në mënyrë grupore. Funksioni i ri e transformon bisedën nga një mjet një‑me‑një në një hapësirë për planifikim, krijim dokumentesh, zgjidhje detyrash dhe punë ekipore. ChatGPT mund të kërkojë, rezumojë dhe krahasojë informacione për grupin.

Në një bisedë grupore mund të jenë deri në 20 persona, dhe secili përdorues ruan privatësinë dhe preferencat e tij personale. Për të filluar një bisedë të tillë, mjafton të zgjidhet ikona me figura njerëzish dhe të shtohen pjesëmarrësit direkt ose përmes një linku, ku secili krijon një profil të shkurtër.

Çdo pjesëmarrës i ri krijon një bisedë të re, ndërsa biseda origjinale mbetet e pandryshuar. ChatGPT automatikisht kupton kur duhet të përfshihet, ndërsa përdoruesit mund ta përzgjedhin edhe vetë. Tani janë të mundshme edhe reaksione me emoji dhe përdorimi i fotografive të profilit.

Funksioni i ri i bisedave grupore është bërë tashmë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit globalisht, vetëm një javë pas testimit të kufizuar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT