Partia Demokratike Shqiptare ka nisur një proces të ri organizativ, duke shtrirë aktivitetin e saj edhe në diasporë, në përputhje me konkluzat e miratuara në Kuvendin Qendror. Ky hap vlerësohet si një fazë strategjike për forcimin e ndikimit politik, zgjerimin e bazës organizative dhe mobilizimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Për këtë qëllim, PDSH ka publikuar formularin zyrtar të anëtarësimit, të cilin qytetarët në diasporë mund ta plotësojnë përmes linkut të bërë publik nga partia. Procesi synon përfaqësimin e çdo zëri shqiptar që identifikohet me vizionin dhe programin politik të PDSH-së.
Organizimi i ri në diasporë do të udhëhiqet dhe koordinohet nga Trupi Koordinues i mandatuar nga Kuvendi Qendror, ndërsa strukturimi do të zhvillohet sipas udhëzimeve dhe rregulloreve të miratuara.
PDSH njofton se detaje të tjera rreth procedurave, hapave organizativë dhe formësimit të strukturave të reja jashtë vendit do të publikohen në ditët në vijim përmes kanaleve zyrtare të partisë.

