Albi Qamili : “Kënaqësi të jesh i dyti aty ku Bilall Kasami është i pari”

Albi Qamili është emëruar nënkryetar i Komunës së Tetovës, vendim që ai e cilësoi si nder dhe përgjegjësi të madhe. Në reagimin e tij publik, Qamili falënderoi kryetarin Bilall Kasami për besimin, duke theksuar se është kënaqësi të punosh pranë një udhëheqësi që, sipas tij, ka nisur transformimin e qytetit.

“Detyrën do ta kryej me përgjegjësi, duke pasur parasysh besimin dhe pritshmëritë e qytetarëve, si dhe platformën fituese për Kapitullin e Dytë të zhvillimit të Tetovës,” u shpreh ai.

Qamili tha se do të kontribuojë për një Tetovë më të zhvilluar, më të pastër dhe më funksionale, si këshilltar dhe tashmë edhe si nënkryetar komune.

Ai shtoi se transformimi i qytetit, i nisur në mandatin e parë të Kasamit, duhet të vazhdojë edhe më fuqishëm.

“Faleminderit dhe mirë u takofshim me shumë punë të mira për Tetovën,” përmbylli Qamili.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT