Kasami viziton Gjilanin, uron Hysenin për mandatin e dytë dhe shkëmben fanella para derbit shqiptar në Evropë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, qëndroi sot për vizitë zyrtare në Gjilan, ku u prit nga homologu i tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Gjatë takimit, Kasami e uroi Hysenin për rizgjedhjen në krye të komunës, duke theksuar se mandati i tij i dytë është shenjë e besimit të vazhdueshëm nga qytetarët.

Dy kryetarët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes Tetovës dhe Gjilanit, duke paralajmëruar projekte të reja të përbashkëta që synojnë përfitime konkrete për qytetarët e të dy komunave.

Në prag të derbit shqiptar në Ligën e Konferencës, mes Shkëndijës së Tetovës dhe Dritës së Gjilanit, Kasami dhe Hyseni shkëmbyen fanellat e dy skuadrave, duke u dëshiruar sukses ekipeve në garat evropiane.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT