Komuna e Strugës, në bashkëpunim me NP “Komunale Strugë”, ka pranuar dy automjete të reja për mbledhjen e mbeturinave, të destinuara kryesisht për rrugët e ngushta të qendrës së qytetit, ku automjetet e mëdha nuk mund të funksionojnë me efikasitet.
Investimi kap vlerën e 1.200.000 denarëve dhe realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i kapaciteteve të Ndërmarrjeve Publike Komunale”, të cilin gjatë vitit 2025 po e zbaton Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor Jugperëndimor, me mbështetje financiare nga Programi për Zhvillim të Barabartë Rajonal.
Projekti synon modernizimin e shërbimeve komunale në pesë komuna të rajonit, përmes pajisjeve bashkëkohore dhe automjeteve të reja, duke rritur efikasitetin e punës, ulur kostot dhe përmirësuar cilësinë e jetesës së banorëve.


