Anton Quni: Rugova, themelues vizionar dhe udhërrëfyes moral i Kosovës

Në 81-vjetorin e lindjes së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, figura e tij rikthehet fuqishëm në kujtesën kolektive të Kosovës si arkitekti i shtetësisë moderne.

 

Për “Bota sot”, nënkryetari i LDK-së dhe deputeti Anton Quni e ka përshkruar Rugovën si një themues vizionar, udhërrëfyes moral dhe njeriun që e bëri të mundur krijimin e shtetit të Kosovës.

Quni thekson se roli i Rugovës ishte vendimtar jo vetëm gjatë rezistencës paqësore, por edhe në konceptin e përgjithshëm të shtetformimit shqiptar.

“Rugova ishte arkitekti i pavarësisë – ai e vuri Kosovën në anën e duhur të historisë. Roli i Dr. Ibrahim Rugovës vlerësohet si themelor dhe vizionar në krijimin e shtetit të Kosovës. Ai shërbeu si arkitekt i strategjisë së pavarësisë,” deklaron Quni.

81-vjetori i lindjes së Rugovës shërben si moment reflektimi për kontributin e tij në konsolidimin e shtetit dhe të identitetit kombëtar të Kosovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT