Komuna e Strugës kërkon zgjidhje humane dhe funksionale për problemin e qenve endacak

Komuna e Strugës po merr masa konkrete për zgjidhjen humane të problemit të qenve endacak.

 

Sot u zhvillua një takim pune në kabinetin e Kryetarit të Komunës, ku morën pjesë përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, NP “Komunale” – Strugë dhe Sektorit për Mbikëqyrje Inspeksionale. Në fokus të diskutimeve ishte urgjenca për të adresuar këtë problem që ndikon në qytetarët dhe sigurinë publike.

Si rezultat i takimit, u theksua se ndërtimi i një strehimoreje moderne për qentë endacak është zgjidhja më humane dhe funksionale. Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë hapa konkretë që do të garantojnë zgjidhje të qëndrueshme, duke siguruar mirëqenie për kafshët dhe komunitetin.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT