Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar rezultatet e Konkursit për dhënien e 900 bursave për mbështetje sociale për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe të Konkursit për dhënien e 1,570 bursave për nxënësit e regjistruar në programet duale (arsim profesional me praktikë të zgjeruar), për vitin shkollor 2025/2026.
MASH në njoftim thotë se se të gjithë aplikantët do të marrin vendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk në seksionin “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokument vendimi”. Ministria thekson se aplikantët që nuk janë të kënaqur nuk duhet të dorëzojnë ankesë apo padi para se të marrin vendimin. Pas marrjes së vendimit, për aplikantët e mitur, ankesa duhet të dorëzohet nga prindi ose kujdestari.
Nxënësit e shkollave të mesme që do të përfitojnë bursën nuk duhet të dorëzojnë kontrata të printuara dhe të nënshkruara; të drejtat dhe detyrimet e tyre lidhur me përdorimin e bursës janë të përcaktuara në vendim.


