Nis asfaltimi i rrugës Çiflik – Dëbërcë në Komunën e Zhelinës

Pas mbi 30 vitesh, rruga Çiflik – Dëbërcë në Komunën e Zhelinës po asfaltrohet. Ky projekt i rëndësishëm shkurton kilometra dhe zgjidh një padrejtësi të madhe për banorët e fshatrave Dëbërcë dhe Çiflik.

 


Komuna e Zhelinës ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës Çiflik – Dëbërcë, një investim shumë i pritshëm për banorët e zonës. Kjo rrugë, e cila nuk është rregulluar për mbi 30 vjet, për shumë dekada ka krijuar vështirësi të mëdha për transportin dhe komunikimin e fshatrave Dëbërcë dhe Çiflik.

Asfaltimi i saj jo vetëm që do të përmirësojë lidhjen e banorëve me qendrat e tjera, por edhe do të shkurtojë distanca dhe kohën e udhëtimit, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për komunitetin lokal.

Kryetari Blerim Sejdiu falenderon çdo qytetar për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se puna do të vazhdojë pa ndalur për të përmbushur nevojat dhe pritshmëritë e komunitetit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT