Bisedat për sport e shkencë marrin gjithmonë një kuptim të veçantë kur ndahen me profesionistë të fushës. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u prit sot për kafe nga profesori i matematikës, Genc Kuriu, për një bashkëbisedim të ngrohtë mbi arsimin dhe sfidat që e shoqërojnë atë.
Pjesë e pashmangshme e këtij takimi ishte edhe sporti. Si kapiteni i parë i KF Shkëndija në themelimin e saj, profesori Kuriu shprehu krenarinë e tij për arritjet dhe sukseset e klubit, duke mbetur një shembull i rrallë i përkushtimit si në shkencë, ashtu edhe në sport.
Takime të tilla sjellin frymëzim, duke kujtuar se dija dhe pasioni, kur ecin bashkë, krijojnë histori dhe ndikim për brezat që vijnë.