Znj. Mevlane Osmani emërohet Drejtore e shkollës “Faik Konica” në Radushë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, uron suksese në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor

 

Sot, Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka nderin të emërojë znj. Mevlane Osmani ushtruese të detyrës – Drejtoreshë e shkollës fillore komunale “Faik Konica” në Radushë.

Znj. Osmani do të udhëheqë procesin edukativo-arsimor dhe do të mbështesë zhvillimin e programit mësimor në këtë shkollë. Kryetari Elmazi i ka uruar shëndet dhe shumë suksese në kryerjen e detyrës.

Kudo që ka përkushtim dhe punë, ka rezultat dhe zhvillim, ka shtuar ai, duke theksuar rëndësinë e edukimit për komunitetin lokal.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT