Diskutime mbi projektet lokale, bashkëpunimin evropian dhe situatën politike në Maqedoninë e Veriut
Kryetari Bilall Kasami mirëpriti sot Zv.ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Ben Nupnau. Në takim u diskutuan projektet aktuale dhe mundësitë e reja për bashkëpunim në komunë, me theks të veçantë në mbështetjen evropiane për zhvillim lokal, transparencën dhe forcimin e proceseve demokratike.
Gjithashtu, u trajtua edhe situata politike në Maqedoninë e Veriut. Kasami falënderoi Zv.ambasadorin për kontributin dhe angazhimin e tij.


