Kryetari i Dibrës, Fisnik Mela, priti Ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, znj. Aggeler

Takim i parë zyrtar në mandatin e kryetarit Mela për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetje ndërkombëtare

 

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, zhvilloi sot një takim pune me Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Aggeler. Kjo vizitë shënon edhe takimin e parë zyrtar të një ambasadoreje në mandatin e sapo filluar të kryetarit Mela.

Gjatë takimit u prezantuan projektet prioritare të komunës, duke përfshirë zhvillimin ekonomik lokal, investimet infrastrukturore, promovimin e turizmit dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Kryetari Mela theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare dhe potencialin e madh të Dibrës në shumë fusha.

Ambasadorja Aggeler vlerësoi vizionin dhe përkushtimin e komunës, duke theksuar gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së për të mbështetur projekte që forcojnë institucionet lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Takimi përfundoi me zotimin për të vazhduar bashkëpunimin dhe eksplorimin e mundësive të reja partneriteti.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT