Takimi u fokusua te proceset politike në vend dhe fuqizimi i bashkëpunimit bilateral
Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit, Haradinaj dhe diplomati britanik diskutuan për proceset aktuale politike dhe zhvillimet e rëndësishme në Kosovë. Takimi u fokusua gjithashtu në mënyrën e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Haradinaj falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe ndaj Kosovës.
“Diskutuam për sfidat dhe proceset që po kalon vendi, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Falënderoj ambasadorin Hargreaves për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


