Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, uron suksese në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor
Sot, Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka nderin të emërojë znj. Mevlane Osmani ushtruese të detyrës – Drejtoreshë e shkollës fillore komunale “Faik Konica” në Radushë.
Znj. Osmani do të udhëheqë procesin edukativo-arsimor dhe do të mbështesë zhvillimin e programit mësimor në këtë shkollë. Kryetari Elmazi i ka uruar shëndet dhe shumë suksese në kryerjen e detyrës.
Kudo që ka përkushtim dhe punë, ka rezultat dhe zhvillim, ka shtuar ai, duke theksuar rëndësinë e edukimit për komunitetin lokal.


