Vizita e nxënësve tregon interesin për punën e institucioneve dhe zhvillimin e komunës
Sot, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, mirëpriti në institucion nxënësit e fshatit Tearcë, të cilët vizituan komunën për të mësuar më shumë rreth funksionimit të pushtetit lokal dhe aktiviteteve të përditshme të institucioneve.
Kjo vizitë synon të nxisë interesin e të rinjve për zhvillimin e komunitetit dhe për t’i njohur ata më nga afër me punën e administratës lokale. Kryetari Memishi falënderoi nxënësit dhe mësimdhënësit për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin, duke theksuar se vizitat e tilla janë gjithmonë frymëzuese dhe motivuese për komunitetin.


