Doc. dr. sc. Shoip Shoipi, anëtar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe specialist i njohur i urologjisë në KBC “Sestre Milosrdnice”, është vlerësuar si mjeku më i mirë urolog për vitin 2025.
Ky çmim prestigjioz është rezultat i përkushtimit të tij të vazhdueshëm ndaj pacientëve, profesionalizmit të lartë dhe kontributit të tij në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kroaci.
I lindur në Dobërdoll të Gostivarit, Dr. Shoipi është një nga emrat më të respektuar në fushën e urologjisë në Zagreb, duke kombinuar eksperiencën klinike me integrimin aktiv në komunitetin shqiptar.
Komuniteti shqiptar dhe kolegët e tij e kanë përgëzuar për këtë sukses, duke e konsideruar një shembull frymëzues të profesionalizmit dhe të përfaqësimit dinjitoz të mjekëve shqiptarë në Kroaci.
“Jemi krenarë për arritjet e tij dhe për përfaqësimin dinjitoz të mjekëve shqiptarë në Kroaci,” shkruhet në reagimet e komunitetit.


