Shkëndija–Slovan Bratislava: Nis shitja e biletave për ndeshjen e UEFA Conference League

Biletat për ndeshjen Shkëndija–Slovan Bratislava, e vlefshme për xhiron e pestë të UEFA Conference League, do të jenë në shitje nga nesër, 8 dhjetor 2025, nga ora 10:00, online përmes rrjetit MK Tickets.

 

Shitja fizike e biletave bëhet në Tetovë (Monaco Tobacco – Rrethi te ish-ëmbëltorja Taksi për Tribunën Jugore & VIP) dhe në Shkup (Diatea). Gjithashtu, biletaria e stadiumit “Todor Proeski” do të jetë në dispozicion vetëm ditën e ndeshjes (11.12.2025).

Çmimet e biletave:

  • Tribuna Jug: 500 den (blloqet 1 & 6), 600 den (blloqet 2 & 5), 750 den (blloqet 3 & 4)

  • Tribuna Veri: 2000 den (VIP – blloku 22)

Klubi ka bërë përpjekje që të përshtatet me standardet e UEFA-s dhe të mbajë biletat sa më të arritshme për tifozët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT