Ministri i Mbrojtjes i BeH njoftoi aktivizimin e grupit rezervë të Forcave të Armatosura të BeH

“Kam nisur dhe është afër përfundimit që të aktivizojmë grupin rezervë. Ne kemi të drejtë për 50 përqind të numrit total të Forcave të Armatosura të BeH, dhe numërojmë diku rreth 10,000 anëtarë, kjo është sipas vendimit të Presidencës së BeH. Kjo do të thotë që mund të kemi rreth 5,000 rezerve.”

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez, njoftoi sot aktivizimin e grupit rezervë të Forcave të Armatosura të BiH, pasi për shkak të strukturës komplekse kushtetuese të shtetit, është e vështirë të arrihet një zgjidhje për hyrjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Edhe pse ai do të preferonte që në Bosnjë dhe Hercegovinë të rikthehej modeli i shërbimit ushtarak në Forcat e Armatosura të BiH, për shkak të procedurës të ndërlikuar për vendim-marrje, kjo nuk është e mundur, por ka premtuar se grupi rezervë do të aktivizohet, tha zëvendës-kryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Helez.

 

“Për shkak të luftërave dhe agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, luftës në Lindjen e Mesme që rrezikon të ndezë tërë planetin, shumë shtete, dhe jo vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor, po mendojnë për hyrjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Edhe fqinjët tanë, Serbia dhe Kroacia, gjithashtu e kanë njoftuar këtë, megjithatë për ne është shumë e vështirë për shkak të strukturës së ndërlikuar kushtetuese”, tha Helez gjatë vizitës në Zyrën e Agjencisë Anadolu për BiH në Sarajevë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights