“Vizitë pune në Strugë: Ambasadori i Çekisë, Jaroslav Ludva, dhe Kryetari Mendi Qyra diskutojnë bashkëpunimin dhe donacionet shëndetësore”

Sot, Komuna e Strugës pati nderin të presë Ambasadorin e Republikës së Çekisë, H.E. Jaroslav Ludva, në një vizitë pune. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku u shkëmbyen ide dhe vizione për zhvillimin e qytetit.

 

Gjatë bisedës, ambasadori shprehu mirënjohjen dhe afërsinë e veçantë ndaj Strugës, duke theksuar rëndësinë që qyteti ka në përvojat e tij diplomatike. Ai ritheksoi gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin bilateral në fushat e zhvillimit lokal, kulturës, turizmit dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Ambasada e Çekisë është një partner i qëndrueshëm për institucionet shëndetësore në vend, përmes donacioneve të pajisjeve mjekësore. Ambasadori njoftoi se së shpejti do të realizohet një donacion i rëndësishëm për një prej spitaleve të Strugës, për të rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë, duke theksuar se dera e komunës është gjithmonë e hapur për bashkëpunim, ide të reja dhe iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të qytetit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT