Të enjten do të zhvillohen ndeshjet e radhës në kompeticionet europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, ku arbitrat shqiptarë do të jenë pjesë e stafit të drejtuesve të lojës.
Në UEFA Europa League, arbitri Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen Lyon – Go Ahead Eagles, me ndihmës Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj. Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas dhe në AVAR gjermani Christian Dingert. Takimi do të zhvillohet në “OL Stadium” në orën 21:00.
Në UEFA Conference League, Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen Breiðablik – Shamrock Rovers, me ndihmës Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, dhe arbitër të katërt Kreshnik Cjapi. Në VAR gjendet italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj. Takimi do të luhet në “Laugardalsvöllur”, Rejkjavik, në orën 18:45.
Arbitrat shqiptarë vazhdojnë të jenë prezencë e rëndësishme në garat europiane, duke përfaqësuar vendin tonë në skenën ndërkombëtare.


