Izet Mexhiti priti delegacionin e “El Hilal”: Konfirmohet vazhdimi i partneritetit shumëvjeçar

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot delegacionin e Organizatës Humanitare “El Hilal”, të kryesuar nga Behixhudin Shehapi, së bashku me Talat Sadikun, Ali Sadikun dhe Irfan Isakun.

 

Mexhiti njoftoi se “El Hilal” mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm dhe më të respektuar të komunës, me bashkëpunim që daton qysh nga viti 2005.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres delegacionin e Organizatës Humanitare ‘El Hilal’. Më uruan për detyrën e re dhe e konfirmuan edhe një herë vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit tonë, një partneritet që prej vitit 2005 ka sjellë mbështetje, ndihmë dhe shumë histori njerëzore që vlejnë”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se përpjekjet dhe kontributi i “El Hilal” janë të çmuara për qytetarët e Shkupit, duke shprehur besimin se projektet e përbashkëta do të zgjerohet edhe më tej.

Mexhiti falënderoi delegacionin për vizitën, respektin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që, sipas tij, “gjithmonë vendos njerëzit në qendër”.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT