Ramush Haradinaj priti përfaqësueset e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet dhe integrimin euro-atlantik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot në selinë e partisë znj. Anu Prattipati, Ngarkuare me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, së bashku me Këshilltaren për Çështje Politiko-Ekonomike, znj. Amy Reichert.

 

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet politike aktuale, zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe rëndësia e formimit të institucioneve paszgjedhore në afat sa më të shkurtër, si parakusht për stabilitetin dhe përparimin e Kosovës në integrimet euro-atlantike.

Kryetari Haradinaj theksoi nevojën për bashkëpunim dhe dialog të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar normalitet dhe zhvillim për qytetarët e Kosovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT